Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Maqellarë të Dibrës. 35-vjeçari, Bedri Markja humbi jetën në mënyrë tragike. Teksa ishte duke punuar një pllakë mermeri me përmasa të konsiderueshme e zuri atë poshtë.
Fatkeqësisht 35-vjeçari nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën në spital, duke lënë jetim 6 fëmijë.
Ndërkohë, ditën e sotme Policia e Dibrës ka bërë me dije se ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i Urim Bulkut, pronarit të subjektit ku humbi jetën Bedri Markja.
Sipas njoftimit të unfiromave blu mësohet se 51-vjeçari, banues në Peshkopi, akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin 51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti”, thuhet në njoftimin e Policisë. /btvnews.al