Është dashur që problemi i nxënësve të shkollës së Ciklit të Ulët në fshatin Tejzall të Fushë Bulqizës, të bëhej mediatik në mënyrë që të reagonin institucionet përgjegjëse. Vetëm pasi u dha lajmi për problematikat që i shqetësonin nxënësit dhe prindërit, Bashkia e Bulqizës mori masa të menjëhershme.
Kjo e fundit ka ndërhyrë në devijimin e ujërave të shiut, ku prindërit detyroheshin t’i merrnin fëmijët në krah. Po ashtu, është bërë e mundur mbulimi i pusetës së ujërave të ndotura, shtrimin e rrugës me zhavor dhe oborrit të shkollës.
Po ashtu bashkia ka bërë të mundur edhe sigurimin e druve të zjarrit, sigurimin e sobave etj, duke krijuar kushtet optimal për mësimdhënie. Prindërit dhe gjyshërit e fëmijëve thonë se vetëm pasi problemi u mediatik, u rregulluan kushtet, megjithëse shkolla ndodhet ngjitur me rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi.
Në këtë shkollë mësojnë rreth 60 nxënëst të Ciklit të Ulët Arsimor.