E diel, 1 Dhjetor, 2024

Mbushi makinën me hashash në Shqipëri, greku kapet në Igumenicë

Policia greke kapi në Igumenicë një ngarkesë e madhe me drogë që vinte nga Shqipëria. Droga është sekuestruar në një fuoristradë “Volvo”, me rreth 75 kg marijuanë. Mjeti u ndalua rastësisht nga Qarkullimi Rrugor i Igumenicës për kontroll dokumentacioni.

Për shkak te dyshimeve mjeti iu ushtrua kontrollt të brendshëm me qen antidrogeë. Në vende të improvizuara enkas në bazën e gazit dhe poshtë sediljeve te pasagjerit dhe shoferit, u gjetën dhe sekuestruan 79 pako me 74 kg 886 gram marijuanë, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit, një shtetas grek.

Prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar rreth 1.3 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit