Spanja bind fitoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë dhe shkon në Euro 2024 si vendi i parë në grupin A. Në ndeshjen e luajtur në shtëpi spanjollët gjetën avantazhin që në minutën e 4 me Le Normand.
Por vetëm 6 minuta më pas Gjeorgjia barazoi. Me fillimin e pjesës së parë Ferran Torres kaloi sërish Spanjën në avantazh. Rezultatin përfundimtar 3-1 e vendosi autogoli i Lokoshvili.
Skocia barazoi 3-3 me Norvegjinë, por u kualifikua me kuotën e 17 pikëve.
Portugalia mori fitoren e 10 në 10 ndeshje në grupin J që ka gjashtë ekipe në përbërje si dhe me 36 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.
Suksesi i fundit ishte ndaj Islandës 2-0. Bruno Fernandes realizoi golin e parë në minutën e 37, Horta dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë. Cristiano Ronaldo luajti për 90 minuta.
Katër gola shënoi Lukaku në fitoren 5-0 të Belgjikës ndaj Azerbajxhanit. Gjiganti i sulmit i realizoi të gjithë në pjesën e parë të takimit. Edhe Belgjika shkon në Europian si e para e Grupit.
Në ndeshjet e një nate më parë, Hungaria fitoi me Malin e Zi ndërsa Serbia barazoi me Bullgarinë. Të dyja skuadrat e Grupit G janë kualifikuar për në finalet e Gjermanisë.