Parashikohet që gjatë natës vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore në skajin Verior të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por edhe mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.