Ata kanë shpërndarë një foto nga festimet mbrëmë në stadiumin “Air Albania”.
Në një prej tyre shfaqen fishekzjarret pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa në tjetrën, ekipi dhe stafi që mundësuan kualifikimin në Euro 2024.
Shqipëria barazoi pa gola mbrëmjen e së hënës përballë Ishujve Faroe në Tiranë. Megjithatë kualifikimi ishte garantuar që në sfidën e parafundit përballë Moldavisë. Po ashtu, Shqipëria për herë të parë e mbyll një fushatë eliminatoresh në vendin e parë.
Kuqezinjtë lanë pas Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe në grupin E.