E diel, 24 Nëntor, 2024

Rruga e Arbrit, me problem te shumta

Reshjet e shirave të rëna gjatë muajit Nëntor kanë nxjerrë në pah shumë probleme të rrugës së Arbrit.
Problematikat nisin që në bajpasin e Murrizit e deri tek ura e Vashës.

Shembja e karrexhatës në disa pika të bajpasit dhe gropat e thella të shumta në të, e bëjnë qarkullimin e automjeteve tepër të vështirë. Shqetësuese situata mbetet edhe në segmentin e Xibrit.

Deformimet e rrugës në shumë pjesë e kanë bërë kalimin e automjeteve të rrezikshëm. Siç duket nga pamjet, rruga ka pësuar ulje në anën e poshtme, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Këta të fundit shprehen se e gjithë rruga është e pasigurtë dhe se po ju rrezikohet jeta. Gjendjen e keqe të kësaj rruge e tregojnë edhe aksidentet që ndodhin thuajse çdo ditë.

Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse duhet t’i kërkojnë llogari firmës e cila ka lejuar qarkullimin në të.

Ndërkohë, për të shmangur hyrjen e ujit në tunelin numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit, firma është kujdesur që të vendosë jorgan e veshje të tjera.

Në dalje të tunelit numër 4, rruga ka pësuar çarje, ndërsa firma ka vendosur sinjalistikë për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit