E enjte, 21 Nëntor, 2024

Rruga e Çerenecit të Sipërm, me probleme

Kjo është gjendja e rrugës me të cilën përballen çdo ditë banorët e fshatit Çerenec i Sipërm në Njësinë Administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës.

Drejtuesit e mjeteve duhet të kalojnë nëpër këto gropa sa herë lëvizin drejt Bulqizës e Peshkopisë apo anasjelltas.

Gjendja është rënduar akoma më shumë me reshjet e shirave të Nëntorit, duke u bërë gati e pakalueshme.

 

Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo rrugë nuk mirëmbahet, ndaj dhe gjendja është e tillë.

Ata i bëjnë apel autoriteteve vendore që të ndërhyjnë edhe në rrugën e tyre në smbushjen e gropave, hapjen e kanaleve kulluese dhe mirëmbajtje të vazhdueshme siç bëhet me rrugë të tjera të kësaj njësie.

Rruga e fshatit Çerenec i Sipërm më problematike bëhet gjatë stinës së vjeshtës nga shirat dhe dimrit nga ngricat e bora që përfshijnë zonën. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit