E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”dhe pëson aksident rrugor, arrestohet 31-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin N.S., 31 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ka thyer masën e sigurisë, i cili teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit