E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dibër/ Mbante armë të ftohta (thika), municion luftarak e shkop bejzbolli në banesë, arrestohet 30-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisaratit të Policisë Mat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte armë të ftohta dhe municion, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për kapjen e tij.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit E.T., shërbimet e Policisë, gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejzbolli.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi E.T., 30 vjeç, banues në Burrel. /btvnews.al
__

Artikuj te ngjashem

Me te fundit