E hënë, 25 Nëntor, 2024

Dyshohet se i dha makinën të birit, arrestohet babai i 14-vjeçarit që shkaktoi aksidentin në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin me iniciale O.K., pronarin e mjetit tip “Benz”, më të cilin po udhëtonin tre shtetasit e miturit, që u përfshinë në një aksident të rëndë rrugor. Në gjendje të lirë po ndiqet drejtuesi 14-vjeçar, O. K.

Kujtojmë që adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e së martës, sipas bluzave të bardha të spitalit Sarandë janë nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Shtetasit me iniciale F. H., 13 vjeç dhe O. K., 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate.

Ndërkohë 14 vjeçari A. D., djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Sipas bluzave të bardha, A. D., është i intubuar pasi ka marrë goditje të rënda në kokë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Bajkaj, si pasojë e të cilit u dëmtuan 3 shtetas të mitur (drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve), policia bën me dije se:

Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin O. K., 41 vjeç, banues në Delvinë, pasi i ka dhënë për ta drejtuar, djalit të tij të mitur, 14 vjeç, automjetin që u përfshi në këtë aksident rrugor.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur, drejtues të automjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit