E martë, 26 Nëntor, 2024

Bie aksidentalisht nga kati i 9-të i pallatit ku jetonte, humb jetën 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës ku një 40-vjeçar ka humbur jetë pasi ka rënë nga kati i 9-të.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 Durrës, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit