E martë, 26 Nëntor, 2024

Parakalimi i gabuar, fuoristrada ku udhëtonin tre fëmijë brenda përfundon në kanal

Parakalimi i gabuar ka shkaktuar një aksident sot në aksin Lushnjë-Fier. Ngjarja ndodhi në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të Savrës. Kanali rreth tre metra thellë fatmirësisht nuk kishte ujë çka mund të rrezikonte seriozisht jetën e personave brenda.

Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë, fëmijët kanë shpëtuar mrekullisht. Në automjetin tjetër që drejtohej nga një 30-vjeçar, udhëtonin bashkëshortja, nëna dhe motra e tij.

Fatmirësisht, as ata nuk janë lënduar pasi mjeti është mbrojtur nga barrierat anësore. Policia shkoi në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit