E hënë, 25 Nëntor, 2024

Berisha mban një minutë zi: Zef Deda ia kushtoi dhuntinë e tij në çdo kohë të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërisë

Kryedemokrati Sali Berisha e nisi me një minutë heshtje konferencën e kësaj të premteje me gazetarët, në nder të Mjeshtrit të Madh të humorit Zef Deda, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Në fjalën e tij, Berisha tha se Zef Deda ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij, ia kushtoi në çdo kohë të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërisë.

“Sot është një ditë zie për artin, skenën, Shkodrën dhe artdashësit e mbarë Shqipërisë, mbasi dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur, e talentuar, Zef Dedën. Zef Deda ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij, ia kushtoi në çdo kohë të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërisë. Ai ndahet nga jeta para kohe, pra, duke pasur mundësi për të kapur maja të tjera në skenë dhe art. Por, mbetet i pavdekshëm me trashëgiminë e tij të shkëlqyer që lë. Ndaj dhe unë shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, komunitetit artistik dhe qytetarëve të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë për këtë humbje të madhe”, tha Berisha
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit