E diel, 24 Nëntor, 2024

Byppasi i Murrizit rrezikon të shembet

Rruga e Arbrit ka tërhequr thusje gjithë qarkullimin e automjeteve që lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër apo Tiranës.

Por, me gjithë këtë fluks, problematikat në të janë të shumta, kryesisht në bajpasin e Murrizit. Siç duket nga pamjet, rruga rrezikon të shembet e gjitha në fshatin Bastar Murrize.

Çarja e asfaltit në këtë vend ka qenë një problem i vazhdueshëm qëkur është hapur aksi për qarkullimin e automjeteve.

Por si të mos mjaftonte problemi, dëmtimi i rrugës dhe ngushtimi i saj nuk shoqërohet me asnjë tabelë informuese për drejtuesit e automjeteve.

I vetmi paralajmërim janë këto gurë të vendosur në pjesën e dëmtuar, por që drejtuesit e mjeteve përballen në befasi, sidomos ata që qarkullojnë për herë të parë në këtë rrugë.

Drejtuesit e mjeteve thonë se ky nuk është problemi i vetëm i kësaj rruge pasi në shumë pika ka deformim të karrexhatës, prezencë të gropave etj.

Bajpasi i Murrizit u ndërtua për të hapur para përfundimit të tuneleve qarkullimin në rrugën e Arbrit, por problemet në të kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa më problematike situata paraqitet gjatë stinës së dimrit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit