E hënë, 16 Shtator, 2024

Reshjet e dëborës përfshijnë Dibrën

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës. Reshjet e borës kanë rënë deri në lartësinë 400 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë.
Trashësia në lartësitë mbi 800 metra shkon në 10 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 20 cm. Situata rrugore vijon të jetë pa probleme. Në aksin që lidh qytetin e Peshkopisë me Kukësin ka më shumë dëborë ndaj duhet të bëhet kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit dhe zinxhirët në segmentin nga Cereni në Kalanë e Dodës drejt Kukësit.

Ndërkohë në Lurë dhe Selishtë ka rreth 15 cm dëborë, por nuk ka probleme

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit