Në minutën e 38, Abde Rebaç realizo golin e dytë. Rrjetën e tretë e shënoi Omorodion në minutën e 55-të. Granada reagoi vetëm në minute e 86 të lojës. Uzuni nga pika e bardhë realizoi golin e nderit.
Sulmuesi kuqezi shkon në kuotën e 5 golave pas 14 takimesh të luajtura në La Liga. Në total, Uzuni ka luajtur 1026 mintua në këtë vit futbollistik në elitën e futbollit spanjoll.
Por skuadra e Granadas vazhdon momentin negativ ndërsa gjendet në kuotën e 7 pikëve. Për skuadrën e lojtarit kuqezi kjo është humbja e nëntë në këtë sezon.