Bulqizë
Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd është pjesërisht i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë deri në Ostren, më tej ende nuk është hapur deri në Klenjë dhe Seblevë. Aksi Qafa e Buallit- Krastë i kalueshëm me zinxhirë.
Pritet që të ndërhyhet për hapjen e rrugëve të njësive administrative nga ana e bashkisë Bulqizë.
Pa energji elektrike e gjithë Bashkia Bulqizë bashkë me njësitë Administrative.
Klos
Rrugët që lidhin Njësitë Administrative Xibër dhe Gurrë janë të bllokuara, pritet ndërhyrja e fadromave të Bashkisë. Pa energji elektrike tre njësi administrative.
Mat
Ka pasur reshje bore edhe në qytetin e Burrelit, por pa shkaktuar probleme. Qarkullimi drejt disa njësive administrative me vështirësi, rruga e njësisë Macukull pritet të hapet dot nga Bashkia Mat. Pa energji elektrike disa njësi administrative.
Policia apelon drejtuesit e mjeteve të shmangin lëvizjet e pa nevojshme, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët, si dhe të tregojnë kujdes pasi ka ngrica në të gjitha akset rrugore.