E martë, 26 Nëntor, 2024

Parada e Shqiptarëve në Tiranë

Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada ka mbledhur mbi 200 ansamble popullore.

Takimi i parë nisi tek sheshi “Nënë Tereza” për të ju bashkuar të gjithëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi “Skënderbej” në përfundim, që do të finalizohet me ngritjen ceremoniale të flamurit shqiptar.

47 kryetarë komunash arbëreshe janë gjithashtu të pranishëm në këtë paradë, të cilët vijnë për herë të parë për të festuar.

Në mbrëmjen e 28 Nëntorit, do të mbahet “Festivali i Gjirokastrës” në sheshin “Skënderbej”, ku do të jetë një shfaqje gjigante dhe një pjesëmarrje masive.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit