E hënë, 25 Nëntor, 2024

Shqiptarët në SHBA festojnë Ditën e Flamurit, Filadelfia vishet kuq e zi

Shqiptarët në SHBA festojnë Ditën e Flamurit, Filadelfia vishet kuq e zi
Dita e Flamurit nuk festohet vetëm në Trojet Shqiptare, emigrantët që për arsye të ndryshme janë larguar nga atdheu drej SHBA-së, zgjedhin që festën ta nisin më herët.

Ata për ditën e Falënderimeve u mblodhën të gjithë së bashku me familjarët dhe bashkëkombasit për të parakaluar në rrugën e bulevardit Frakford.

Ata u veshën me ngjyrat e flamurit dhe nën tingujt e këngëve patriotike shqiptare festuan pavarësinë e Shqipërisë.

Në SHBA, për 2 dekada me rradhë shoqata “Bijtë e Shqipes”, organizon festë për ditën e Flamurit. Mbi 500 shqiptarë të Filadelfias mblidhen atje për të festuar, por kjo shoqatë përveç festave që organizon, ka si mision të saj edhe mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët që kanë lindur atje.

Parakalimet e shqiptarëve në rrugë për festën e Flamurit tashmë janë bërë traditë edhe në vende të tjera të botës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit