Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident automobilistik në Kavalla të Greqisë, ku njëri prej tyre, 61 vjeç, i cili ishte pasagjer, ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme.
Makina me drejtues një shofer një shofer shqiptar 33 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Mediat greke, raportojnë se pas aksidentit dy shqiptarët janë transportuar në spital, ku 61-vjeçari ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve.
Ndërsa, shqiptari 33-vjeçar raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.