Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të herë pas hershme në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore.
Parashikohet që gjatë natës vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore në skajin verior të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C më e ulëta deri në 12°C më e larta në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.