E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Tre lagje të bllokuara në Rripë të Gurrës

Banorët e tre lagjeve në fshatin Rripë në Gurrë të Bashkisë së Klosit janë pa rrugë automobilistike. Shembja e një masivi dheu ka lënë prej javësh të izoluar totalisht banorët e lagjes “Boza”, ndërsa pa rrugë makine janë edhe dy lagjet e tjera, “Pjetri” e “Alla”. Banorët që jetojnë në këto lagje shprehen se kërkesa e tyre për rrugë ka rënë në vesh të shurdhër, pasi deri tani nuk kanë marrë zgjidhje.

Ata shprehen se çdo material për shtëpitë e tyre i transportojnë me automjet deri në qendër të fshatit Rripë e më pas me kafshë ngarkesë për në shtëpitë e tyre. Vetë banorët e lagjes “Boza” por edhe të lagjeve të tjera, shprehen se për problemet e tyre kanë vënë në dijeni instancat vendore, por që deri tani nuk është marrë zgjidhja e kërkuar. Problematike situata është edhe për fëmijët e shkollës.

Ata dalin nga shtëpitë e tyre me çizme për shkak të baltës dhe i fshehin në mes të rrugës, ku më pas veshin këpucë ose atlete.Ndërkohë, problematike situata mbetet edhe në lagjet “Pjetri” e “Alla”, pasi një konflikt i pazgjidhur ka bërë që të mos hapet rruga, megjithëse është dërguar nga Bashkia Klos një sasi çimentoje10 muaj më parë, por që nuk është përdorur.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit