E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Sot i jepet lamtumira e fundit Mirush Kabashit

Familjarët, të afërmit, kolegët dhe miqtë po i japin lamtumirën e fundit aktorit të shquar Mirush Kabashi.

Homazhet po mbahen në Muzeun Historik Kombëtar ndërsa përcjellja e fundit do të bëhet në orën 13:00 në Sharrë.

Veç njerëzve që e njohën nga afër nuk mungojnë as ata që e admiruan nga ekrani dhe skena e teatrit.

Edhe trupa e Teatrit të Durrësit, aty ku aktori nisi karrierën kanë ardhur për të nderuar për të fundit herë njeriun që i dha shumë kulturës në Shqipëri.

Mirush Kabashi u nda nga jeta një ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai lë pas një trashëgimi të pasur me mbi 100 role në teatër dhe film.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit