Hysaj

Pas një periudhë të gjatë bashkëpunimi, palët mund të ndahen në fund të këtij sezoni. Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Lazio-s po mendojnë të shesin Hysajn, lojtar të cilin Tare e solli falas. Në fakt, ideja e drejtuesve është ta nxjerrin në shitje që në merkaton e janarit, por sipas Corriere dello Sport, pengesë mbetet paga e tij prej 2,2 milionë euro neto në sezon.

Lazio

Për momentin nuk ka oferta konkrete, të paktën nuk janë bërë publike deri më tani, por sipas të gjithë gjasave, Hysaj pritet të largohet në fund të sezonit. Anësori kuqezi po zhvillon një sezon me ulje ngritje, shpesh jo preferencë e parë e Sarrit.