E premte, 20 Dhjetor, 2024

Iftari, në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Iftari është vakti i mbrëmjes që besimtarët musliman konsumojnë gjatë muajit të shenjtë të ramazanit. UNESCO e pranoi iftarin si pjesë të katalogut të trashëgimisë kulturore jomateriale.

Aplikimi për ta shtuar këtë traditë socio-kulturore u dorëzua nga tre shtete së bashku, Irani, Turqia dhe Azerbajxhani.

“Iftari (i quajtur edhe Eftari, Iftar ose Iftor në vendet praktikuese) hapet nga myslimanët në perëndimin e diellit në muajin e Ramazanit (muaji i nëntë në kalendarin hënor), pas përfundimit të të gjitha riteve fetare dhe ceremoniale. Ai shënon përfundimin e përditshëm të vështirësive të agjërimit nga agimi deri në perëndim të diellit. Namazi i mbrëmjes pasohet nga aktivitete të tilla si ceremonitë e lutjes, tregim, lojëra, përgatitje dhe servirje e vakteve tradicionale dhe lokale”, thuhet në faqen zyrtare të UNESCO-s duke shtuar se kjo praktikë fetarë forcon lidhjet familjare dhe të komunitetit, promovon bamirësinë dhe solidaritetin.

“Ceremonitë dhe ritualet që lidhen me Iftarin praktikohen edhe nga njerëz që nuk agjërojnë domosdoshmërisht gjatë muajit të Ramazanit. Gjatë këtij procesi, njerëzit transmetojnë edhe njohuri për dobitë e agjërimit dhe vlerat dhe funksionet shoqërore të Iftarit. Iftari shpesh mbështetet nga entitete qeveritare, bamirësi, si dhe përmes televizionit, radios, shtypit dhe mediave sociale”, thuhet më tej në njoftimin e UNESCO-s.

Në shumë shtete myslimane, është traditë që iftari të hapet duke ngrënë një hurmë arabie, të shoqëruar me një çaj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit