Emri i Brojës vijon të bëjë zhurmë jo vetëm në Angli. “Bomberi” kuqezi mbetet një nga emrat më të lakuar kur bëhet fjalë për tregun e transferimeve, aq më tepër ku merkato e janarit nuk është larg. Pas një dëmtimi të gjatë, Broja është kthyer të bëjë sërish protagonistin te Chelsea pavarësisht se minutat për të kanë qenë me “pikatore”. Në çdo rast që Broja ka zbritur në fushë ka qenë një rrezik konstant, ndaj Man.City fitoi një penallti ndërsa ndaj United u ndal vetëm nga shtylla.
Broja
Këto detaje me sa duket kanë bindur drejtuesit e Chelesa-t ta nxjerrin nga merkato, ose më saktë nuk pranojë asnjë ofertë nga asnjë klub që kërkon të blejë kartonin e tij. Chelsea dhe sulmuesi kuqezi kanë një kontratë deri në 2028, kjo tregon qartë se blutë besojnë shumë tek ai, për këtë arsye nuk pranojë të shesin kartonin e tij.
Broja
Sipas “Sky Sport”, Broja nuk do të largohet në janar, pasi Pochettino kërkon ta mbajë në skuadër. Sigurisht situata mund të ndryshojë nëse në Londër vjen ndonjë “bomber” i ri, por në çdo rast, Broja mund të largohet vetëm në formë huazimi. Në Premier League janë disa skuadra që po ndjekin nga pranë situatën e Brojës, ekipi si West Ham dhe Fulham, por për shërbimet e tij interesohen edhe ekipe të ndryshme në Serie A.