Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në by-passin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit. Një mjet tip Audi që lëvizte në drejtim të Tiranës është përplasur me një mjet transporti mallrash që lëvizte në drejtim.
Aksidenti është regjistruar rreth 1 kilometër nga Qafa e Murrizit në fshatin Bastar. Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta personat që ndodheshin në mjetin tip Audi dhe drejtuesi i mjetit tip furgon, por pa pasoja të rënda.
Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në të dy drejtimet, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për lirimin e trafikut.
Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy autoambulanca të cilat ju dhanë asistencë mjekësore personave që ndodheshin në të dy automjetet.
Grupi hetimor ishte në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.