Ka nisi procedimi penal për shtetasin S.F., 47 vjeç, banues në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S.F., 47 vjeç, banues në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al