Presidenti francez Emmanuel Macron do të përballet sot me një provë të vështirë, pasi dyshimet po shtohen nëse ai mund të sigurojë mbështetjen e shumicës për reformat e tij të emigracionit.
Që nga zgjedhjet e vitit 2022, partia e Macron është dobësuar ndjeshëm në asamblenë kombëtare franceze, gjë që nuk e lejon atë të miratojë lehtësisht projektligjet.
Projektligji që po promovohet tani nga qeveria franceze synon të ashpërsojë sistemin e azilit, duke reduktuar nga 12 në 2 numrin e apeleve që mund të paraqesin azilkërkuesit, duke e bërë kusht njohjen e mjaftueshme të gjuhës frënge dhe duke formësuar kuadrin që do të lejojë të rritet numri i dëbimeve.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai përfshin edhe propozime që nuk i pëlqejnë të djathtës franceze, si për shembull dhënien e lejeve të punës për personat pa dokumente që janë të punësuar në sektorë që përballen me mungesë punëotre, si ndërtimi dhe kujdesi shëndetësor.
Partitë kryesore të së djathtës franceze, në këtë rast Republikanët dhe partia e Le Pen, kanë deklaruar se ky projektligj është si të shpërblejë me amnisti ata që kanë hyrë ilegalisht në Francë.
Marine Le Pen argumenton nga ana e saj se ky ligj nuk do të zgjidhë problemin e “ emigrimit të pakontrolluar ”.
Programi i partisë së Le Pen, nga ana tjetër, bën thirrje për ndryshime në Kushtetutën franceze që do ta “çlironin” Francën nga rregullat e BE-së mbi imigracionin dhe azilin, dhe për t’u dhënë përparësi qytetarëve francezë ndaj të huajve në frontet e strehimit social dhe punësimit në sektorin publik.