E premte, 22 Nëntor, 2024

Akrobati rrëzohet nga “rrota e vdekjes”

Një akrobat ka rënë nga lartësia mbrëmjen e së mërkurës gjatë një shfaqjeje të Hippodrome Circus në Great Yarmouth, Norfolk.

Akrobati, rreth moshës 20-vjeç u rrëzua teksa bënte numra cirku mbi “rrotën e vdekjes”. Ai humbi ekulibrin dhe ra nga një lartësi 10 metra.

Organizatorët thanë se ishte ende i vetëdijshëm, por shfaqja u anulua menjëherë. Atij iu dha ndihma e parë nga ekipi mjekësor dhe më pas u dërgua në spital ku ndodhet nën monitorim të vazhdueshëm, por gjendja e tij është e qëndrueshme.

Sipas BBC, akrobati raportohet të ketë pësuar “lëndime serioze që mund t’i ndryshojnë jetën”.

Një dëshmitar okular tha se fillimisht u mendua se rënia ishte pjesë e performancës sepse djali i kishte sytë të lidhur. Në momentin e rrëzimit u vendos menjëherë një mbulesë rreth tij ndërkohë që merrte ndihmën e shpejtë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit