E premte, 22 Nëntor, 2024

Samiti BE-Ballkan Perëndimor, Edi Rama tregon detajet: Pikat që u diskutuan, Shqipëria është vlerësuar pozitivisht

Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat tregoi detaje për takimin e djeshëm të mbajtur në Bruksel. Ai tha se Bashkimi Evropian ka shprehur një vlerësim pozitiv për punën që ka bërë Shqipëria, në rrugën e saj drejt anëtarësimit.

“U diskutua perspektiva e vendeve tona drejt BE, u vu në pah procesi i bërë, u fol për procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi dhe më vjen shumë mirë të ndaj me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë dhe posaçërisht nga Komisioni Evropianë vlerësohet me nota pozitive për skuadrën tonë të negociatave në fazën e parë të skanimit të krejt organizmit shtetëror të Shqipërisë dhe të tregjeve tona.

Këto ditë do të organizojë një takim falënderimi dhe motivimi për më tej të anëtarëve të kësaj skuadre, e cila në totalin e vet, po të marrin negociatorët, të marrim prezantuesit dhe kontribuuesit, është rreth 1000 vetë, ku përfshihen jo vetëm institucionet e ekzekutivit, por edhe institucionet e pavarura”, tha ai.

Sipas kryeministrit, Ballkani Perëndimor është dëgjuar dhe ka fituar respekt si kurrë më parë nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Ballkani Perëndimor është dëgjuar, kemi fituar një respekt që nuk e kemi pasur kurrë dhe është bërë pjesë e pandashme e punës së Brukselit dhe ma ha mendje, ndoshta të dy presidentët aktualë Charles Michel dhe Ursula von der Leyen e kanë vizituar Shqipërinë dhe rajonin më shumë se të gjithë paraardhësit tyre të marrë së bashku”, tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit