I gjithë territori i vendit është përfshirë prej pasdites së djeshme nga reshjet e shiut. Në zonat malore mbi 800 metra në veri, verilindje dhe juglindje reshjet kanë qenë në formën e dëborës.
Në qarkun e Korçës, në akset turistike drejt Dardhës dhe Voskopojës, trashësia e borës shkon deri në 5 cm, por rruga përshkohet pa vështirësi. Gjithashtu edhe rrugët nacionale nuk kanë probleme për qarkullimin e mjeteve.
Në qarkun e Shkodrës ka pasur reshje intensive dëbore në zonat malore, megjithatë akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh janë të hapura.
Meteorologët parashikojnë këtë fundjavë ulje të ndjeshme të temperaturave, duke sjellë në vendin tonë dimrin e vërtetë.