Policia në Berat ka vendosur në pranga dy të rinj që dyshohet se përdhunuan dy vajza. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin A.N dhe 20-vjeçarin A.SH, të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase të moshë 19 dhe 16 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe”, raportoi policia.
“Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe”- njoftoi policia.
Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur me datë 7 dhjetor, por dy motrat kanë pasur frikë të bëjnë denoncimin. Ka qenë bashkëshorti i njërës prej vajzave që ka bërë kallëzimin në polici, e më pas janë vënë në pranga dy të rinjtë.
Burime të policisë bëjnë me dije se të dy motrave i është bërë ekspertiza mjeko-ligjore, e cila vërteton aktin e përdhunimit nga të dy shtetasit. /btvnews.al