E premte, 22 Nëntor, 2024

Parashikimi i motit 15 Dhjetor 2023

Orët e paradites do të dominihen nga vranësira dhe reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të intensiteti të reshjeve në të gjithë vendin, por ngricat në akset rrugore do të jenë problematike në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Veriore – Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit