Një azilkërkues që vdiq në Bibby Stokholm në një vetëvrasje të dyshuar është quajtur shtetasi shqiptar L. F 27-vjeçari thuhet se ka paguar gati 3,500 £ për të kaluar Kanalin që lidh Francën me Britaninë me një varkë të vogël verën e kaluar, përpara se të vendosej në maunën e diskutueshme në fillim të këtij viti. Motra e Farrukut, J.D, pohoi se ai trajtohej ‘si një kafshë’ në anije para vdekjes së tij, transmeton “Telegraph”.
Burra të tjerë që jetonin në anije thanë javën e kaluar se ai bërtiste ‘shumë fort’ në orën 3 të mëngjesit për 15 minuta dhe u dëgjua teksa përplasej me murin e kabinës. Zonja Dushku tha: ‘Kur fola me të herën e fundit, ai më tha se kushtet në atë varkë nuk ishin të këqija, por ato trajtoheshin nga rojet si kafshë”. ‘Vëllai im, kur mbërriti në MB, i dha Home Office adresën e të afërmve tanë në Londër. Ata u kontaktuan nga policia e cila u tregoi se çfarë kishte ndodhur.
‘Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23:00 ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si ka vdekur.’
Farruku, i cili lindi në rrethinat e Durrësit, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, shkoi në Mbretërinë e Bashkuar me ëndrrën për të gjetur punë dhe për të siguruar leje qëndrimi të pacaktuar, tha motra e tij. Ajo shtoi se humbja e të dy prindërve, por veçanërisht e nënës së tyre, kishte ndryshuar sjelljen e vëllait të saj kohët e fundit. “Leonardi u bë një person tjetër kur nëna jonë vdiq. Vdekja e saj e ndryshoi atë”, tha ajo.
Azilkërkuesit e parë u kthyen në maune, të ankoruar në Portin e Portlandit, në tetor – dy muaj pasi u evakuua pas zbulimit të baktereve “Legionella” potencialisht fatale në furnizimin me ujë. Aktivistët kanë pretenduar se një burrë në anije u përpoq të vetëvritej në fillim të këtij viti.
Një burrë në bord i tha BBC javën e kaluar: ‘Në orën 3 të mëngjesit ai po bërtiste me zë të lartë. Ai bërtiti për rreth 10 ose 15 minuta dhe më pas heshti.
‘Ka gjithnjë e më shumë njerëz që hyjnë dhe ngjishen brenda. Ata nuk na trajtojnë mirë dhe janë shumë armiqësorë. Unë nuk mund ta imagjinoj 500 njerëz që jetojnë këtu. Situata do të përkeqësohet dhe nëse vijnë më shumë njerëz mund të ketë më shumë incidente të tilla.’
Një burrë i dytë pretendoi se stafi në maune i trajtonte emigrantët si “të burgosur”; dhe ‘ushqimi nuk është i mirë’.