E premte, 29 Nëntor, 2024

SPAK kërkon arrestimin e tij/ A do e pranojë Berisha vendimin e Parlamentit? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

Ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se vendimi i Parlamentit, mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatit të tij të deputetit, merret mbi një vendim të paligjshëm.

“Vendimi i Parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm. Nuk mund të pranoj të ligjshëm, një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta zbatojë vendimin, ish-kryeministri u shpreh se do ta konsultojë me avokatët e tij.

“Tjetër problem do të këshillohem me avokatët. E denoncoj sepse është i paligjshëm, pa shqyrtuar asnjë dosje.

Avokatët i dëgjoj, me votimin e Parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesit. Në këshillim me avokatët do të marr vendimet që duhet”, tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit