Simboli kombëtar shqiptar duket se i ka fiksuar të gjithë e po njihet anë e mbanë Evropës. Personazhe të famshëm i kanë bërë jehonë flamurit kuq e zi dhe ne nuk mund të ishim më krenarë se kaq.
Pas reperit Drake, i cili jo vetëm që i dedikoi këngë një vajze shqiptare, por shfaqi në videoklip motivet me ngjyrat kuq e zi, tashmë duket se një sportist amerikan është fiksuar me simbolin tonë kombëtar.
Bëhet fjalë për yllin e futbollit amerikan Joshua Keith Palmer, i cili është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare. Palmer është një futbollist i suksesshëm i ‘Los Angeles Chargers’ në NFL (Liga Kombëtare e Futbollit) në SHBA.