Bajra kishte punuar në disa skuadra kosovare si Bashkimi e Rahovecin, ndërsa ishte edhe ndihmës te KB Przreni.
Suksesi më i madh i të ndjerit ishte titulli kampion me KBF Bashkimi në vitin 2018. Ai së fundmi punonte në skuadrën gjermane Bad Homburg si trajner. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ish-skuadra e tij, KB Proton Cable Prizreni.
Njoftimi i plotë:
“Para pak çastesh, në moshën 33-vjeçare ka ndërruar jetë trajneri Illmen Barja.
Klubi basketbollit Proton Cable Prizreni shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të bashketbollit.ikja e hershme në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin.
Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit, ishte pjesë e përfaqësueses njëherit dhe gjysmë sezoni ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë.thellësisht të pikëlluar do e kujtojmë Illmenin si shembull të punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do të jetë në zemrat tona. Pusho i qetë”, shkruante ish klubi i tij.