Në minutën e 35 në ndjekje të aksionit, Roshi ktheu lojën në avantazh të skuadrës së tij duke çuar në rrjetë këtë krosim. Goli i dha avantazhin skuadrës së tij që e mbylli takimin me fitoren 3-1, por për Roshin kjo ishte hera e dytë që shënoi në këtë sezon. Skuadra e tij Sakaryaspor është në vendin e tretë të renditjes dhe pretendon të ngjitet në Superligën Turke.
Mesfushori është një lojtar i vlerësuar edhe nga trajneri Sylvinho, pasi me shpejtësinë e tij në krahun e djathtë të fushës dhe saktësinë në pasime mund të zgjidhë situate të veçanta loje.