Këtë natë të parë do të prezantohen 16 këngë, që do të konkurrojnë për të mbërritur në finalen e madhe dhe më pas drejt edicionit të 68-të të Festivalit Europian që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Artistët që do të performojnë sot janë: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olsi Ballta; Andi Tanko; Sergio Hajdini; Santino De Bartolo; Olimpia Smajlaj.
Festivali rezervon plot surpriza, nën moderimin e Kledi Kadiut, Adriana Matoshit, Krisa Caushit dhe Xhuliano Xhules. Surpriza e madhe e mbrëmjes së sotme është këngëtari i famshëm italian, Umberto Tozzi, i cili do të performojë një kolazh të hiteve të tij ndër vite.