E martë, 26 Nëntor, 2024

Flasin kolegët e të resë që u vra me thikë nga shqiptari në Itali: Ishte e frikësuar, e përndiqte në punë

Kolegët e 27 vjeçares Vanessa Ballan, e cila u vra me thikë nga shqiptari Bujar Fandaj, kanë folur për mediat italiane. Ata thonë se 41 vjeçari nga Kosova e përndiqte atë në vendin e punës, shkonte disa herë në supermarketin ku e reja shtatzënë punonte, bënte blerje shumë të vogla dhe më pas largohej.

“Së fundmi na tha se ishte e frikësuar. Në tetor ajo na tha se kishte shkuar për të bërë një kallëzim përndjekjeje”, thotë një kolege e të resë për Corriere della Sera. Me shqiptarin, 27 vjeçarja kishte pasur një lidhje që përfundoi në verën e vitit 2023. Që nga ndarja, ai e kishte përndjekur.

“Ai vinte shpesh këtu. Ndoshta e ka bërë me justifikimin se ka marrë vetëm një gjë, ka pasur ditë që e kemi parë deri në katër herë në mëngjes. Ajo padyshim ka reaguar e mërzitur dhe në periudhën e fundit kishte frikë”, ka thënë një koleg i saj.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes. Do të flasim me kompaninë sepse ne dua të bëj diçka për të kujtuar Vanessën”, tha një tjetër kolege, e cila konfirmoi se e kishte parë 41 vjeçarin shpesh të kalonte në supermarket: “Ai ishte i qetë në shikim të parë por nuk fola kurrë me të./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit