E martë, 3 Dhjetor, 2024

Krishtlindjet/ Mesazhi i Janullatos: Le të ecim para me durim në betejën që na pret! Imzot Dodaj: Bota po përjeton një luftë të nxitur nga urrejtja

Teksa na ndajnë orët e fundit nga vigjilja e Krishtlindjes, e ndërsa besimtarët po bëjnë përgatitjet e fundit, nuk kanë munguar edhe urimet e krerëve të kishës.

Janullatos, Masafra dhe Dodaj, iu drejtojnë mesazh urimi te gjithë besimtarëve, duke u lutur për me shume paqe e dashuri ne bote. Për Kryepeshkopin Anastas, durimi shndërron edhe dobësitë më të mëdha të kësaj jete në shpirt luftarak, dhe na ndihmon të përballojmë me kthjelltësi e fuqi të gjitha sprovat që ngrihen para nesh.

“Për të dalë nga vështirësitë duhet durim dhe këmbëngulje e heshtur! Të lutemi për ndalimin e përplasjeve vrastare”, janë fjalët e urimit të Janullatos. Ndërkohë, imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës tha se bota po përjeton një luftë të nxitur nga urrejtja.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit