“Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, nuk ka të bëjë me bombol gazi. Viktimat dyshohet se janë asfiksuar”, tha në një reagim paraprak për mediat vendase, zëdhënësi Fadil Gashi për ngjarjen e rëndë.
Ndërsa në një reagim gjatë pasdites, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se për vdekjen po hetohet në disa pista.
“Në mesditë jemi njoftuar nga Policia e Kosovës se në Bjeshkët e Junikut, janë dy trupa të pajetë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës dhe prokuror kujdestar i departamentit të krimeve rënda. Njëkohësisht janë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Janë disa pista hetimore”.
Për vdekjen e biznesmenit dhe bashkëshortes së tij reagoi kreu i AAK, Ramush Haradinaj.
“I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij, Fatlindës. Ngushëllime familjes Tofaj dhe Maloku, miqve dhe gjithë atyre që i kanë njohur nga afër çiftin bashkëshortor. U prehshi në paqe, Mic e Fatlinda!”