E enjte, 28 Nëntor, 2024

4 herë kampion bote në bilardo, Eklent Kaçi: E nisa që 8 vjeç, s’kishte lojtar në Laç që më rrihte

 Enklent Kaçi, katër herë kampion bote në bilardo, i cili ka treguar si ka nisur dashuria e tij me këtë sport.

Ai u shpreh se që në moshën 8-vjeçare, ai shikonte të mëdhenjtë se si luanin dhe për një vit e gjysmë arriti ta mësonte aq mirë bilardon saqë nuk kishte asnjë person në Laç që mund ta rrihte.

Më vonë, ai u bë pjesë e Kampionatit Kombëtar të të Rinjve, ku doli kampion Shqipërie. Në këtë kohë, Enklent Kaçi ka qenë vetëm 11 vjeç.


 Enklent, ti si e mësove bilardon?

Eklent Kaçi: Që në Laç, unë nga Laçi jam. Kam qenë 8 vjeç.

Po ç’është kjo dashuria e Laçit për bilardo? Se mbaj mend dhe kur kaloja kishte më shumë bilardo nga gjithë Shqipëria.  

Eklent Kaçi: Ndoshta s’kemi pasur shumë opsione ça me bërë.

 Po edhe?

Eklent Kaçi: 8 vjeç jam futur për herë të parë në sallë bilardoje, kam parë…

Që 8 vjeç? Shihje çunat më të mëdhenj që luanin.

Eklent Kaçi: Dy lojtarët që në atë kohë ishin ndër më të mirët në Laç, ishin mbledhur nja 100-200 veta duke parë dhe si me thënë…

A ishte si kampionati i Laçit aty, brenda për brenda?

Eklent Kaçi: Si me thënë, ishte kush është më i miri i qytetit. Dhe aty më hipi dëshira për ta praktikuar si sport. Vazhdova duke luajtur për një vit e pak, mendoj unë, nuk kishte lojtar në Laç që më rrihte.

 Ashtu ë? Për 1 vit e pak në moshën 8 vjeçare? Kur shkove 9-10 vjeç ti ishe as në bilardo?

Eklent Kaçi: Po, dhe tek bilardo kur praktikoja ato ishin krye si shoqatë dhe të merrnin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Rinjve nën 18 vjeç.  Mora pjesë dhe dola kampion Shqipërie tek të rinjtë.

Kampion Shqipërie tek të rinjtë. Çfarë moshe kishe në atë kohë kur dole kampion?

Eklent Kaçi11 vjeç, diçka e tillë

Artikuj te ngjashem

Me te fundit