I sfiduar nga varfëria, 76 vjeçari Rushit Markja nga fshati Burim i Maqellarës del çdo ditë tek rrethrrotullimi i doganës për të shitur arra.
Jeta e tij ka qenë një sfidë e vërtetë pasi të ardhurate pakta ekonomike nuk i plotësojnë nevojat.
Rushiti na tregon se me 10 mijë lekë të rinj pension që merr, nuk i mjaftojnë as për ilaçe. Shpërblimi i fundvitit, nuk është asgjë për një familje, ndërsa thotë se pensioni minimal duhet të jetë të paktën 20 mijë lekë të rinj.
Nga ana tjetër, Rushiti shprehet se edhe bashkëshorten e ka invalide dhe se të gjitha shërbimet ja bënë vetë.
Po ashtu, ai thotë se e ka të pamundur të punojë edhe tokën për shkak të moshës që ka. Ndërsa mundohet që me arra të ndihmojë ekonominë familjare.
76 vjeçari Rushit Markja thotë se për të nuk ekziston festa e vitit të ri, pasi nuk ka asnjë mundësi ekonomike ta festojë si gjithë të tjerët.Rushit Markja del në rrugë me shpresën se dikush do të blejë ndonjë kilogram arra prej tij në mënyrë që të blejë ushqime për në mbrëmje.
- /btvnews.al