Me fillimin e pjesës së dytë, Elliott dyfishoi shifrat, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje të Salah. Sulmuesi egjiptian goditi më pas traversën, ndërsa goli i qetësisë erdhi vetëm në minutën e 90-të. Diogo Jota me një goditje nga një kënd thuajse i pamundur, i bëri tunel portierit duke dyfishuar shifrat:
“Asnjëherë nuk e di saktësisht se çfarë mund të ndodhë kur luan 4 ndeshje brenda 10 ditësh. Më pëlqeu shumë ndeshja që zhvilluam, por është e qartë që duhet të kishim shënuar ndonjë gol më shumë për atë që dhamë në fushë”, theksoi Klopp pas ndeshjes.