E diel, 1 Dhjetor, 2024

Sa shpenzuan e familjet për festa? Darka e ndërrimit të viteve kushtoi mesatarisht 25-30 mijë lekë

Konsumi gjatë festave të fundvitit prek nivelet më të larta përgjatë gjithë vitit. Por sa kanë shpenzuar shqiptarët që zgjodhën të festojnë në shtëpi? Nga një përllogaritje e vlerës së produkteve tradicionale që përdor një familje me të ardhura mesatare me rreth 4 anëtarë, në total shpenzimet arrijnë në 25-30 mijë lekë.

Nga një vëzhgim i bërë në kryeqytet qytetarët thonë se shpenzimet janë në varësi të mundësisë, por në tryezat e tyre nuk ka munguar ëmbëlsira tradicionale bakllavaja apo gjeli i detit.

Po ka edhe nga ata qytetarë kryesisht pensionistë që shpenzimet për festën e ndërrimit të viteve ia kanë mbuluar fëmijët. Por përtej kësaj ka edhe një sërë familjesh që kanë zgjedhur të festojnë në restorante ku kanë shpenzuar më shumë apo kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë.

SHPENZIMET KRYESORE PER VITIN E RI

Gjeli i detit 8 mijë lekë

Bakllava 2 mijë lekë

Mish vici 2 mijë lekë

Pije freskuese 3 mijë lekë

Pije alkoolike 3 mijë lekë

Fruta dhe perime 5 mijë lekë

Djathë 1 mijë e 300

Proshute 1 mijë lekë

Artikuj te ngjashem

Me te fundit