E diel, 1 Dhjetor, 2024

2 helikopterë amerikanë BlackHawk u shtohen Forcave të Armatosura Shqiptare

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky është “një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri”.

“Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, thotë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit