Viktima është Erion Bali, raportojnë mediat italiane.
Aksidenti ndodhi herët në mëngjes më 2 Janar teksa 38-vjeçari po kthehej në shtëpi tek bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tij, njëri prej të cilëve vetëm disa muajsh.
Ai humbi kontrollin mbi mjetin dhe makina përfundoi në barrierat anësore të rrugës duke u shkatërruar tërësisht. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje mundën të bënin shumë pak për të shpëtuar shqiptarin. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina trupin e të ndjerit, për shkak se mjeti ishte shkatërruar tërësisht nga përplasja e fortë.